E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi sot takohet me Ramën e Berishën

Pas takimit të parë të shtunën, presidenti Topi pritet të zhvillojë sot takime të veçanta me kryeministrin Berisha dhe liderin socialist Edi Rama.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e Presidencës në Tiranë.
Sipas saj, ditën e sotme kreu i shtetit ka parashikuar një axhendë të ngjeshur takimes në funksion të zgjidhjes së krizës politike.
Burimet zyrtare, thanë se në këtë axhendë parashikohet takimi i Presidentit Bamir Topi me ambasadorin e Komisionit Europian në Tiranë Helmuth Lohan si dhe me ambasadorin e Spanjës Manuel Montobio, vendi që mban presidencën e radhës të BE-së.
"Në të nëjtën ditë, duke filluar nga ora 10.00, në vijimesi të tryezës politike të së shtunës dhe të kërkimit e gjetjes së pikë takimeve mes pozitës dhe opozitës, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi do të takohet me Ambasadoret Lohan dhe Montobio si dhe do të zhvilloje takime te veçanta me Kryeministrin Berisha dhe Kryetarin e opozites Rama", thuhet në deklaratën e bërë publike nga presidenca në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›