E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondi shqiptaro-amerikan investime për Tiranën

 Basha i njohu drejtuesit e fondit me planet e zhvillimit të qytetit, me projektet strategjike si dhe me prioritetet për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Kryetari i Bashkisë u ndal në veçanti në projektet e infrastrukturës, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i Parkut të ri të Tiranës, Tramvaji, ndërtimi i stacionit të ri të trenit etj, si dhe në planet e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit të cilat janë prioritet të Bashkisë së Tiranës.

“Unë them me kënaqësi se identifikuam një numër projektesh me interes të përbashkët dhe pres që së shpejti, bashkëpunimi ynë të marrë formë konkrete, ku si Fondi ashtu edhe Fondacioni të financojnë dhe bashkëfinancojnë me Bashkinë e Tiranës, projekte në fushën e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, punësimit, stazheve të punësimit për të rinjtë, zhvillimit të infrastrukturës së brendshme të lagjeve të qytetit, projekteve të mëdha të infrastrukturës së jashtme, zhvillimin social-kulturore etj”, tha Basha.

Drejtuesit  e fondit shqiptaro-amerikan e vlerësuan këtë agjendë projektesh të Bashkisë së Tiranës, dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në funksion të zhvillimit të qytetit dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës. Drejtori ekzekutiv i fondit Granoff nënvizoi se nga njëra ne Bashkia e Tiranës ka një axhendë vërtet të fortë për të zhvilluar qytetin dhe nga ana tjetër kemi edhe Fondin e Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, i cili ka projekte që janë mjaft të ngjashme me këtë lloj vizioni.

Kur mendon atë çka duhet për të përmirësuar, cilësinë e jetës së njerëzve, mendon për shumë fusha, që nga ato më specifiket e deri ato më konkrete, siç janë ekonomia, zhvillimi ekonomik,  me qëllimin për të përmirësuar këtë cilësi jete të njerëzve. Në fakt, kjo është ajo për të cilën shqiptarët luftuan, duke i dhënë fund komunizmit dhe është një moment shumë i mire, sepse nga njëra anë, shohim se Bashkia e Tiranës ka një axhendë vërtet të fortë për të zhvilluar qytetin dhe nga ana tjetër kemi edhe Fondin e Zhvillimit shqiptaro-amerikan, i cili ka projekte që janë mjaft të ngjashme me këtë lloj vizioni”, tha Granoff. /Start/

                                                                                             2011-10-24 13:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›