Vetëm një gjurmë nga anija e mbytur turke

Kërkimet intensive vijuan edhe të hënën nga fragata turke, por varka u gjet nga trageti “Filipos”, i cili ka lajmëruar edhe kapitanerinë e portit të Durrësit.
Në vendngjarje ka shkuar anija ushtarake turke ku po zhvillon hetime intensive, por fatkeqësisht gjer më tani nuk është gjetur asnjë trup. Kërkimet vijojnë prej pesë ditësh që kurse ndodhi aksidenti fatal, duke shkaktuar tetë marinarë të zhdukur, ndërsa dy të tjerë shpëtuan në atë moment.
Të vetmit të mbijetuar nga tragjedia janë kapiteni i anijes Ahmet Sojturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal. Anija tregtare “Reina 1”, me flamur maltez dhe me pronësi turke u përplas nga trageti i linjës Durrës-Bari në orën 00:50 minuta te mëngjesit të së enjtes. /S.Ll/Start
2011-10-24 14:09