E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, fundjavë me dhunë në familje

Të paktën 6 raste janë regjistruar nga policia gjatë fundjavës që sapo lamë pas denoncimeve të bërë. Pesë prej të dhunuarave janë gra, ndërsa një prej tyre është burrë.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bënë të ditur sot se katër prej të dhunuarave, përkatësisht 31-50 vjeç, kanë denoncuar bashkëshortët e tyre për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa një vajzë 25-vjeçare ka denoncuar me të njëjtin motiv vëllanë e saj.

Mes denoncimeve është regjistruar edhe rasti i një 45-vjeçari, i cili dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga i biri, 19-vjeçar, ndërkohë që për të gjitha këto raste pritet vendimi i Gjykatës së Durrësit për "Urdhrin e  mbrojtjes së menjëhershme"./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-24 15:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›