E Diel, 1 Nëntor 2026

Fonoteka "Marubi", i nenshtrohet dixhitalizimit, fondi 100 mije euro

100 mije euro do te jene ne dispozicion te dixhitalizimit te Fototekes Kombetare "Marubi", si financim i UNDP-se dhe Rajonit te "Friuli Venezia Giulia". Ky projekt pritet te perfundoje ne 2013-en, me ndertimin e muzeut virtual, "Marubi". Kane qene perfaqesuesit e rajonit Italian, "Friuli Venezia Giulia" qe kane zhvilluar disa takime te henen, ne Shkoder. Antonio Giusa, drejtor katalogimi dhe profesor i fotografise, ne Universitetin e Udines, ka pohuar se kjo pasuri fotografike eshte shume e rendesishme, per te ruajtur identitetin shqiptar. "Objektivi yne eshte qe te realizojme brenda vitit 2013, muzeun virtual te "Marubit", qe ti drejtohet te gjithe atyre ne Europe e bote, qe vleresojne fotografite me te rendesishme ne Ballkan. Ky projekt synon t'u adresohet edhe atyre qe kane si qellim udhetimet turistike ne keto vende, duke filluar qe nga trashegimia kulturore". Fototeka Kombetare "Marubi", ruan rreth 500 mije negative te fotografive, te fotografeve me te njohur te qytetit te Shkodres, fotografi qe deshmojne jeten, historine dhe kulturen e ketij qyteti, por edhe te Shqiperise, gjate nje periudhe me shume se 100 vjecare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›