"Skenderbeu" i Vivaldit, vjen i plote ne kuader te Jubileut
Ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise, Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit, ne repertorin e tij ka rikthyer premiere, opera shqiptare dhe te huaja. Sezoni artistik ne vjeshte, do te celet me operan "Toska e Pucinit", e cila rikthehet pas kater vitesh ne skenen e operes. Sipas drejtorit te TKOB-it, Zhani Ciko, sezoni artistik ne vjeshte, do te kete nje larmishmeri, duke rivene ne skene opera te plota, sic eshte opera "Skenderbeu", i Vivladit. "Kjo veper muzikore ka ndryshim me "Skenderbeun" e Jakoves, sepse Jakova ka me shume personazhe, por edhe ka devijuar historine, si tek rasti i Venedikut, per hir te sistemit, kuptohet. "Skenderbeu" i Vivaldit eshte interpretuar me pare vetem pjese-pjese, por asnjehere i plote. Vepra e Vivaldit i jep me shume vlere epokes dhe heroit tone kombetar, sepse Vivaldi eshte nje kompozitor i shquar, me fame boterore", - pohon Ciko. Gjate sezonit artistik qe mbaroi, Teatri i Operes dhe i Baletit ngjiti ne skene disa nga veprat me te njohura shqiptare. Programi i TKOB-it gjate sezonit te kaluar, ka qene me shume i perqendruar tek veprat shqiptare, per arsye sepse keto i pershtateshin me mire edhe ketij viti, qe shenon 100-vjetorin e Pavaresise.