Foo Fighters: Kështu ja filluam

Grupi i njohur ka postuar në web-faqen e vet njërën prej paraqitjeve të tyre të para, koncertin në Reading Festival të vitit 1995.
Grupi Foo Fighters i gëzoi adhuruesit e vetë me publikimin e një prej koncerteve të para në karrierë, gjegjësisht të paraqitjes së tyre në Reading Festival, në vitin 1995. Publikimi madje u bë në formë shumë interesante, përmes një “kasete interaktive”.
Në këtë koncert grupi u shfaq vetëm një muaj pas publikimit të albumit debutues, dhe vetëm shtatë muaj pas performimit të parë në karrierë, kështu që është tejet interesante të dëgjohet se si tingëlloi grupi në këtë paraqitje përplot energji.
Udhëheqësi i Foo Fighters, Dave Grohl, kohë më parë zbuloi se grupi ka në plan incizimin e një albumi në hapësirë...