Zëri i Sashës

Historia e një fëmije shqiptar, i cili bashkë me familjen e tij braktis vendin në kërkim të një jete më të mirë në Itali, është tema e librit të fundit të shkrimtarit italian për fëmijë, Roberto Piumini, “Zëri i Sashës”.
Personazhi i zgjedhur nga ai quhet Sasha dhe është 8-vjeçar, ndërkohë që vetë autori pohon se pjesa më e madhe e tregimit për Sashën është e trilluar.
Djali bashkë me të afërmit e tij kalojnë nëpërmjet detit dhe hyjnë ilegalisht në Itali. Por nga presioni i atjeshëm, që kryesisht vjen nga mediat, ai e humbet zërin. Për ta rikthyer atë, bëhet pjesë e një kori fëmijësh...
Ndryshe, Piumini është një prej shkrimtarëve më të njohur dhe më të vlerësuar në Itali për librat për fëmijë. Rreth 50 vepra të tij janë përkthyer edhe në shumë shtete të tjera.