Hyn në histori të kinematografisë turke

Filmi historik turk "Ngadhënjimi 1453" (Fetih 1453), i regjisorit Faruk Aksoy, dhe me aktorin Devrim Evin në rolin e Sulltan Mehmetit të I’rë, e ka përmbyllur javën e dytë të shfaqjes në Turqi me 4 milionë e 105 shikues.
Rezulton se filmi më i shtrenjtë në historinë e kinematografisë turke - i realizuar me një buxhet prej 17 milionë lirash turke - brenda një kohe shumë të shkurtër e ka tejkaluar barrierën e 4 milionë spektatorëve.
Filmi "Ngadhënjimi 1453", i cili është shfaqur edhe në Evropë dhe në SHBA, për vetëm dy javë të shfaqjes në 850 sallat e kinemasë në Turqi, ka arritur të pëlqehet nga shikuesit e të gjitha moshave - megjithëse, interesimin më të madh për të e kanë shprehur nxënësit.
Një prej faktorëve që e ka shtuar edhe më tepër numrin e shikuesve gjithsesi që janë edhe studentët, të cilët këshillë të profesorëve të historisë në projeksionet e filmit kanë shkuar në grupe.