E Diel, 1 Nëntor 2026

Forbes: Ja kush janë 10 amerikanët më të pasur, nga Bill Gates tek Zukerberg

Bill Gates, njeriu më i pasur i Amerikës pasurohet edhe më shumë
Pasuria e amerikanit më të pasur është rritur vitin e kaluar, sipas revistës amerikane Forbes, me 13 përqind. Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates kryeson listën e të pasurve edhe këtë vit.
Sipas revistës Forbes, 400 më të pasurit e Amerikës kanë një pasuri prej 1,7 bilionë dollarësh. Kjo përbën 13 përqind më shumë se vitin e kaluar. Forbes e argumenton këtë rritje me rritjen e kursit të bursave, çmimet më të larta të pasurive të patundshme në Nju Jork dhe Los Angeles dhe rritjen e vlerës së veprave të artit. Në përgjithësi pasuria e 400 miliarderëve përbën një të tetën e ekonomisë amerikane, e cila aktualisht ka një volum prej 13,6 bilionë dollarësh.
Bill Gates kryeson listën e Forbes për të 19-tën herë. Sipas vlerësimeve të revistës, Gates zotëron 66 miliardë dollarë, shtatë miliardë më shumë se një vit më parë. Ai pasohet në vendin e dytë nga investitori Warren Buffet, me 46 miliardë dollarë.

Pesë më të pasurit mbeten të tillë
Vendet e tjera të listës i zënë Larry Ellison, themeluesi i koncernit Oracle për prodhimin e software-ve me 41 miliardë dollarë dhe vëllezërit Charles dhe David Koch të koncernit me të njëjtin emër, me përkatësisht 31 miliardë dollarë. Industrielët Koch ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët e naftës, kimisë, plehrave artificiale dhe prodhimeve ushqimore.
Vendet nga gjashtë në nëntë i zënë anëtarët e familjes Walton, të cilëve u takon zinxhiri më i madh supermarketeve në botë, Wal-Mart. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, themelues i agjencisë me të njëjtin emër, ndodhet me 25 miliardë dollarë në vendin e dhjetë të listës.
Zuckerberg humbësi më i madh
Me një plus prej tetë miliardë dollarësh, Larry Ellison themeluesi i Oracle, shënon rritjen më të madhe të pasurisë nga lista e më të pasurve. Humbësi më i madh, sipas Forbes ka qenë themeluesi i Facebook-ut, Marc Zuckerberg, pasuria e të cilit vlerësohet pas futjes së pasuksesshme në bursë të Facebook-ut me 9,4 miliardën dollarë, tetë miliardë dollarë më pas se një vit më parë. Zuckerberg-u ka rënë nga pozicioni i 16-të në të 36-tën.
Sipas të dhënave të revistës, 70 përqind e miliarderëve të listës prej 400 personash të Forbes-it, e kanë krijuar vetë pasurinë. Nëntë vetë ndajnë vendin e fundit të listës, me 1,1 miliardë dollarë.

10 amerikanët më të pasur
1. Bill Gates, $66 B
2. Warren Buffett, $46 B
3. Larry Ellison, $41 B
4. Charles Koch, $31 B
4. David Koch, $31 B     72
6. Christy Walton & familym $27.9 B
7. Jim Walton
8. Alice Walton,    $26.3 B
9. S. Robson Walton, $26.1 B
10. Michael Bloomberg, $25 B

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›