E Diel, 1 Nëntor 2026

Forbs: Merkel, gruaja më e fuqishme në botë

Në lajmin e raportuar nga “Reuters”, listohen emrat e grave të suksesshme në politikë, teknologji, art, organizata jofitimprurëse dhe në fusha të tjera.

Sekrtarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, është renditur e dyta, ndërsa pas saj ka zënë vend presidentja e Brazilit, Dilma Rousef.

Në top-dhjetëshen ndodhen edhe Melinda Gejts, bashkëudhëheqëse e Fondacionit “Bill&Melindja Gates” dhe gruaja e miliardierit, Bill Gejts, dhe Xhill Abramosn, e cila është kryeredaktore e “Neë York Times”.

Në vendin e gjashtë renditet drejtuesja e Parlamentit Indian, Sonia Gandi, e ndjekur nga Mishel Obama, e cila në vitin 2007 e udhëhiqte këtë listë.

Me tej lista vazhdon të kryesohet nga ylli i muzikës pop, Xhenifer Lopes, që ndodhet në vendin e 8, ndërsa në vendin e nëntë është Lauren Xhops, bashkëshortia e filantropistit dhe bilionerit të “Aple”, Stiv Xhops, i cili nuk jeton më.

Kristin Lagard, drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, renditet e 10-ta si gruaja më e fuqishme në botë.

“Këto gra të fuqishme ushtrojnë ndikim në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme”, ka thënë Moira Forbes, presidente e suplementit “ForbesËoman”.

Kjo renditje është bërë duke marrë për bazë ndikimin në fushën ku ato ushtrohen, sasinë e parave që kontrollojnë ose fitojnë dhe prezencën në media./Start/E.G/

                                                                                             2012-08-22 20:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›