E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asanzh, tensione diplomatike për Londrën

Çështja e ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Asanzh në Suedi, po krijon tensione diplomatike për Londrën. Gjykata londineze vendosi të mbështesë kërkesën e prokurorëve suedezë për ekstradimin e tij në këtë vend, ku akuzohet për sulme seksuale që në muajin qershor. Prej atëherë, Asanzh është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku javën e kaluar iu miratua kërkesa për strehim politik në vendin afrikan. Asanzh i ka mohuar akuzat për sulme seksuale. Ai beson se pas ekstradimit në Suedi fshihen SHBA-të, të cilat mund ta akuzojnë për spiunazh për publikimin e kabllogrameve sekrete diplomatike amerikane, të cilat tronditën diplomacinë mbarëbotërore. Zyrtarë në SHBA e kanë cilësuar këtë vetëm një pretekst për të hequr vëmendjen nga akuzat seksuale. Asanzh iu adresua javën e kaluar mbështetësve të tij nga ballkoni i Ambasadës, duke falënderuar Ekuadorin dhe vendet e tjera të Afrikës Jugore që e kanë mbështetur atë. Britania këmbëngul se ka detyrim ta ekstradojë Asanzh në Suedi dhe ka kërkuar një zgjidhje diplomatike, duke e bërë të qartë se Asanzh do të arrestohet nëse del nga muret e ambasadës. Presidenti i Ekuadorit, Rafael Korrea, tha se Britania do të kryente një vetëvrasje diplomatike në rast se tenton të hyjë brenda mureve të Ambasadës së vendit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›