E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat RENEA dhe helikopterët e policisë në mbrojtje të. turistëve

Share

Kanë rënë sërish pre e vjedhjes turistët të cilët vizitojnë Shqipërinë në sezonin veror. Agjencitë e lajmeve dhe sajtet online japin rrethana të ndryshme, sidoqoftë një sulm ndaj turistëve është e qartë që ka ndodhur. Sipas Balkanweb gjatë paradites së sotme dy turistë çekë ndodheshin në liqenin e Shkopetit duke u larë, ndërsa makina e tyre është vjedhur duke thyer xhamat dhe grabitësit kanë marrë prej aty sendet personale të turistëve dhe para. Kurse sipas Vizion Plus ngjarja ka ndodhur  pasditen e se premtes teksa ktheheshin nga udhëtimi në Bjeshkët e Korabit, në hyrje të fshatit Radomirë të Kalasë së Dodës, turistët janë ndalur nga 4 të rinj të moshës 12 deri 15 vjeç. Pasi janë qëlluar me gurë, atyre u janë marrë dy çantat me sendet personale dhe 300 euro.

Në njoftime theksohet se janë angazhuar me urgjencë policia e Peshkopisë, e më pas forcat RENEA dhe helikopterët. A përnjimend?!  Me siguri bumi turistik i paralajmëruar për këtë verë do ti kalojë të gjitha parashikimet, sapo të merret vesh se në Shqipëri turizmi bëhet nën vigjilencën e pareshtur të RENEA-s, tankeve apo helikopterëve të policisë.

(Në foto: Kryeministri duke folur në mbledhjen e qeverisë, ku ka deklaruar se ky tremujor do të shënoje prurje të mëdha turistësh)

http://respublica.al/artikuj/2012/6/30/forcat-renea-dhe-helikopteret-e-policise-ne-mbrojtje-te-turisteve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›