E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat Tokësore vijojnë ndërhyrjet në Mallakastër e Klos për izolimin e zjarreve

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Forca Tokësore vijon operacionet në mbështetje të autoriteteve civile për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit.

Në jug të vendit, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan angazhimin në bashkinë Mallakastër, për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut është angazhuar në bashkinë Klos, ku ndërhyri për të mbrojtur banesat e fshatit Plan, nga përhapja e flakëve.

Operacionet janë zhvilluar në koordinim me strukturat vendore dhe shërbimet e Emergjencave Civile, me qëllim menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e komuniteteve të prekura.

Forca Tokësore theksoi se mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje kudo që situata e kërkon, në shërbim të mbrojtjes së jetës, pronës dhe komunitetit.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›