Lamallari: Siguria në bregdet është përgjegjësi e përbashkët

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë monitorimin e vijës bregdetare përmes dronëve dhe mjeteve lundruese, me qëllim parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe garantimin e një sezoni të sigurt për pushuesit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari theksoi përmes një postimi në rrjetet sociale se “siguria në bregdet është përgjegjësi e përbashkët dhe angazhim i ditëpërditshëm i institucioneve tona”.
Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje që konstatojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit.
/m.q/r.e/a.f/