E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Gadafit rimarrin qytetin Zvara

Raportet thonë se forcat besnike të Muamer Gadafit kanë rimarrë kontrollin e qytetit Zvara. Ky i fundit është njëri nga rajonet e para që kishte rënë në duart e luftëtarëve kryengritës.

Ndërkohë, në frontin diplomatik, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka zhvilluar bisedime me figurën e njohur opozitare të Libisë.

Ndërkohë as sekretarja e shtetit Klinton dhe as Mahmub Xhibril nuk e komentuan takimin e tyre në një hotel luksoz në Paris.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›