E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: I bashkohem dhimbjes së familjarëve të viktimave

Kryeministri Sali Berisha, me anë të një deklarate, i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave, që 3 vjet më parë humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit.
 

“Sot kryeministri Sali Berisha i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave, që 3 vjet më parë humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit”.
 

Ndërkaq, kryeministri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të mos vonohen në ndëshkimin e përgjegjësve të kësaj tragjedie.
 

“Kryeministri u bën thirje institucioneve të drejtësisë të mos vonohen në ndëshkimin e pergjegjësve të kësaj tragjedie. Kryeministri pershëndet aktin dinjitoz të banorëve të Gerdecit, distancimin e tyre nga loja makabre që po vazhdon të luaj Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama me dhimbjen e të afermve për jetët e të humburve të 15 marsit, sa here afrojnë fushatat elektorale”.
 

“Kujtojmë se në 2 vjetorin e kësaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare për viktimat pasi nuk ishte vit elektoral. Qeveria garanton banorët e kesaj zone se do të angazhojë të gjitha mundësitë e saj per të ndihmuar e lehtësuar jetën e tyre” perfundon fjalen kryeministri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›