Forcat siriane kanë vrarë 13 persona

Aktivistët thonë se të paktën 13 persona u vranë sot nga forcat e sigurisë siriane në qytetin e trazuar të Homsit.
Dhuna erdhi në kohën kur 50 vëzhgues të Ligës Arabe, kanë arritur në Siri për të filluar inspektimin e zonave të përfshira nga dhuna.
Qeveria ende nuk e ka konfirmuar arritjen e tyre.
Një total prej 150 vëzhguesve arabë pritet të arrijnë në Damask deri në fund të muajit.