SHBA, vret familjen për Krishtlindje, më pas edhe veten

Është kthyer në tragjedi festa e Krishtlindjes për një familje në Amerikë. Një person ka vrarë 6 pjesëtarë të familjes së tij teksa ata po hapnin dhurata. Më pas, ka bërë vetëvrasje. Trupat e 7 personave u gjetën nga policia në shtëpinë e tyre në Grapevine, në periferi të Dallasit.
Besohet se viktimat janë gjithë nga e njëjta familje ndërsa në vendngjarje nuk kishte shenja se dikush kishte hyrë me dhunë në shtëpinë e tyre. Policia gjeti edhe pranga në vendin e ngjarjes ndërsa është shprehur se të tilla gjëra nuk ka ndodhur asnjëherë në Grapevine, që ka vetëm 46 mijë banorë.