Forcat speciale, ne ndeshjen Butrinti-Bistrica
Shfaqet dhuna ne ndeshjet e kategorise se dyte. Papritur ka shperthyer dhuna ne Sarande, ne nje ndeshje mes fqinjeve te Butrintit dhe Bistrices. Raportohet se forcat speciale jane detyruar qe t'i drejtohen stadiumit, per te rikthyer qetesine pas incidenteve dhe nderprerjes se ndeshjes. Ndeshja mes Bistrices dhe Butrintit ne kategorine e dyte, eshte shoqeruar me dhune dhe perleshje gjate lojes, mes tifozeve dhe lojtareve. Per shkak te problemeve, loja eshte nderprere ne disa raste. Madje kulmi arriti kur gjithcka ka dale jashte kontrollit dhe eshte dashur qe te nderhyje policia per te vene rregullin dhe rikthimin e normalitetit ne fushe. Me pranine e forcave te shumta policore, kjo ndeshja ka vijuar dhe perfundoi me shoqerimin e ekipeve, per te mos sjelle incidente pas ndeshjes. Edhe ne disa ndeshje te Kategorise se pare, ne Burrel dhe ne Gramsh, ka pasur incidente me te lehta, por ngjarja e fundit mund te konsiderohet nder me te rendat.