Interi shkon ne +7, Sampdoria ndalet ne barazim
Interi siguroi nje fitore tjeter te madhe dhe e coi diferencen e pikeve ne shtate, larg vendit te dyte, pas ndeshjeve te djeshme te Seria A. Milito dhe Maikon shenuan secili nga nje gol per zikalterit, ne pjesen e dyte te ndeshjes me Livornon dhe Milani krijon diferencen me te madhe qe prej fillimit te ketij edicioni, me ndjekesit me te afert Juven dhe Sapmdorian. Pas humbjes se nje dite me pare te Juves ne "Olimpiko" 3-2 me Napolin, edhe Sampdoria la dy pike ne shtepi, pas barazimit pa gola me Barin dhe kaq ka mjaftuar qe fitorja e djeshme e skuadres se Morinjos, te merrte permasa edhe me te medha. Kampionet ne fuqi kane hedhur nje hap te madh drejt suksesit te radhes, teksa treguan ne Livorno, se mbeten serish favorite kryesore te ketij edicioni. Livorno kishte siguruar dy fitore nen drejtimin e trajnerit te ri, Serse Kosmi dhe zhvilloi nje pjese te pare me te mire se Interi. Portieri zikalter Julio Cezar eshte vene disa here ne presion, nderkaq Murinjo pas disa zevendesime taktike ne fillim te pjeses se dyte, beri qe loja e Interit te rriste presionin dhe Milito pas nje krosi nga kendi realizoi golin e pare te ndeshjes. Pas golit te dyte, Interi qetesoi lojen dhe mbrojti rezultatin ne 110 minutat e fundit te ndeshjes. "Sot morem persiper me shume risk mbi shpatulla, - theksoi trajneri zikalter, Hoze Murinjo. - ata ishin te organizuar shume mire ne pjesen e pare te ndeshjes dhe ne, ne pjesen e dyte perdorem nje sistem te ri ne loje, duke luajtur me lirshem ne fushe, cka na dha fitoren". Sampdoria pas humbjes se thelle me rezultatin 5-1, ne mesjave me Juventusin, e gjeti dy here rrugen e rrjetes, por ne te dy rastet sulmuesit u zune ne pozicion jashte loje. Bareto me tej humbi nje penallti per vizitoret e Barit para se te shenonte edhe nje gol, qe serish rezultoi te ishte ne pozicion jashte loje. Roma fitoi duke lehtesuar zemeraten e tifozeve te saj, kurse Lacio dhe trajneri i saj, David Balardini mbeten ne veshtiresi pas barazimit te djeshem ne Siena, me rezultatin 1-1. Baroni drejtoi me nje barazim ne stolin e Sienes. Stefano Mauri u dha vizitoreve golin e pare, por Makarone barazoi shifrat ne 1-1.