E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani shijon barazimin, Skela humbjen

Jave e erret per kuqezinjte tane, qe luajne ne Evrope. Ekipet ku ata luajne nuk kane fituar ose lojtaret tane nuk kane mundur dot qe te gjejne rrugen e rrjetes. Kievo e Bogdanit, barazoi me Udinezen dhe lojtari shtatlarte nuk ka shenuar ne kete sfide. Ne Gjermani, Koblenci i Skeles eshte mundur 3-0 nga Duisburgu. Mesfushori shqiptar luajti titullar, pa mundur dot qe te shmange humbjen e ekipit te tij. Edhe Augburgu i Kapllanit, eshte mundur nga Aken, me rezultatin 1-0. Sulmuesi Kapllani nuk ka qene ne loje. Ne ndeshjet e ekipeve shqiptare ne Ukraine, Vorlkes dhe Krivbasit, kuqezinjte nuk kane shkelqyer kete jave. Serish kane qene Salihi dhe Cana, qe kane arritur nga nje rezultat pozitive me ekipet e tyre, qe luajten nje dite me pare. Senderlendi nuk shkoi me shume se nje barazim me Uest Hemin, ne premier Lige dhe Rapidi i Salihit fitoi 1-0, ndaj Riedit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›