E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcat ukrainase çlirojnë fshatin Bilohorivka në rajonin e Luhanskut

Forcat ukrainase çlirojnë fshatin Bilohorivka në rajonin e Luhanskut. Lajmi është bërë me dije nga Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Sehiy Haidai.

Ky i fundit u kërkoi ukrainasve që të jenë të durueshëm me operacionin e tyre për të çliruar qytetet dhe fshatrat në rajonin e Luhansk, duke thënë se po rezulton të jetë një operacion “shumë më i vështirë” sesa çlirimi i Kharkiv. “Do të ketë një luftë të vështirë për çdo centimetër të tokës së Luhansk,” tha Haidai.

Në maj, ushtria ukrainase hodhi në erë dy ura ponton pranë Bilohorivka, duke ndaluar përpjekjet ruse për të kaluar lumin Siverskyi Donets në rajonin e Luhansk.

Në korrik, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se ushtarët ukrainas “zmbrapsën me kompetencë një tjetër përpjekje për zbulim luftarak pranë Berestove dhe Bilohorivka” dhe se ushtarët rusë pësuan humbje dhe u tërhoqën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›