Marrëveshja e IBM do të funksionojë nga 3 dhjetori

Sikurse thekson gazeta, Beogradi ka për qëllim që zbatimi i marrëveshjes në ato vendkalime të nis më 3 dhjetor, në mënyrë që kryeministri Ivica Daçiq më 4 dhjetor, në raundin e ardhshëm të bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin të mund të raportojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjes. ”Politika” shkruan se më parë në sistemin e menaxhimit të integruar (IBM) do të përfshihen pikate kalimit Merdare dhe Jarine të paktën sa i përket sigurimit të infrastrukturës, por shumë shpejtë do të shtohen edhe vendkalimet në Brnjak dhe Dheu i bardhë.
Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit do të zbatohet në të gjashtë vendkalimet ekzistuese, pos që në fazën e parë koncepti i menaxhimit të përbashkët do të zbatohet në katër pikat e përmendura.
Zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Sasha Rashiq ka deklaruar për gazetën Politika se ekipet teknike të Beogradit e Prishtinës po mbajnë takime pune dhe po i shqyrtojnë detajet.
Ai ka sqaruar se në të gjitha gjashtë “godinat” respektivisht “kontejnerët” siç i quan pala serbe, do të sistemohen pjesëtarët e doganës, të policisë dhe EULEX-it. Nga tre “kontejner” siç ka thënë Rashiq “do të vendosen në anën kosovare dhe serbe”.
Maja Kocijançiq zëdhënëse e përfaqësueses së lartët të BE, Ketrin Eshton, e pyetur nga gazeta “Politika” nëse EULEX po merr pjesë në përgatitjet për fillimin e funksionimit të marrëveshjes IBM, ka thënë se nga shkurti i këtij viti, respektivisht arritja e marrëveshjes për vendkalimet, ”EULEX” në vazhdimësi po e mbështet punën e grupeve teknike që janë formuar për ta zbatuar atë”.
Ajo ka shtuar se EULEX po vazhdon të bashkëpunojë edhe me grupin e punës që është takuar më 20 e 21 nëntor. Sa i përket rolit të EULEX-it në ato vendkalime, Kocijançiq ka thënë se “misioni i BE është i gatshëm të mbështes të gjitha konkluzionet që janë në harmoni me mandatin e EULEX-it”.
”Politika” shkruan se makinat ndërtimore po hapin dhe rrafshojnë terrenin në mes-zonë e cila çon nga Jarina në Rudnicë sipas të gjitha gjasave do të stacionohen pjesëtarët e policisë dhe të doganës serbe. /rtk/