Forcim i partneritetit Shqipëri-SHBA në qasjen ndaj sfidave kibernetike globale

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Franc Zylyftari dhe Enis Ylli morën pjesë në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës “Promovimi i Udhëheqësve të Rinj në Sigurinë Kibernetike” për të fituar njohuri mbi praktikat më të mira globale për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tranë.
Përmes programit, Franci dhe Enisi mësuan se si Shtetet e Bashkuara përdorin bashkëpunimin midis agjencive qeveritare, partneritetin mes sektorëve publikë dhe privatë dhe teknologjitë më të përparuara për të forcuar sigurinë kibernetike.
Rrjeti profesional që ata ndërtuan dhe idetë e reja që gjeneruan për sigurinë kibernetike të Shqipërisë shërbejnë për të forcuar partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në qasjen ndaj sfidave kibernetike globale. /j.p/