E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcimi i auditimit të brendshëm, Malaj takon drejtuesin e IIA Global

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi sot një takim me presidentin dhe drejtuesin e përgjithshëm të IIA Global, Anthony Pugliese, dhe delegacionin që e  shoqëron atë.

Malaj tha se, gjatë takimit palët ndanë angazhimin për të shtuar bashkëpunimin mes institucioneve për forcimin e mëtejshëm të rolit të auditimit të brendshëm, edhe në kuadër të procesit të integrimit.

Ministri vlerësoi kontributin që IIA Global po jep sa i takon harmonizimit të standardeve dhe praktikave më të mira, si dhe për rritjen e kapaciteteve, veçanërisht në auditimin e brendshëm në sektorin publik.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›