E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta Shqiptare–IdentiTek, marrëveshje për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Posta Shqiptare dhe IdentiTek nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.

Marrëveshja u firmos nga administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, dhe administratorja e IdentiTek, Silda Anagnosti Çepe.

Xhafaj tha se, “ky bashkëpunim rregullon ofrimin e shërbimit ekskluziv dhe shpërndarjen e kuponave në të gjithë territorin e vendit, duke synuar njëkohësisht rritjen e aksesit, sigurisë dhe eficiencës në shërbimet për pajisjen me dokumente identifikimi”.

Sipas tij, përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarët do të përfitojnë më shumë lehtësi, shpejtësi dhe siguri në marrjen e letërnjoftimeve elektronike, pasaportave biometrike dhe lejeve të qëndrimit, falë shfrytëzimit të rrjetit të gjerë të zyrave postare në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›