Forcimi i demokracisë, Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global: SHBA do mbështesin SPAK-un

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ka zhvilluar një takim me kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani.
Nephew ka parë nga afër veprimet dhe procedurat që ndjekin prokurorët e SPAK-ut si dhe përfaqësues të Ministrisë Antikorrupsion bashkë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.
Në këtë takim është diskutuar për përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas Nephew, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.
“Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.
Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
/rtsh.al/