Nis operacioni “Plazhe të Pastra”

Në bashkitë e Himarës, Vlorës, Sarandës e Rrogozhinës, ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra” njoftoi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Operacioni i cili do të vazhdojë deri në shtator, përkon me pikun e sezonit turistik veror.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u bëri thirrje për bashkëpunim dhe mirëkuptim qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa e konsideroi si një domosdoshmëri për një sezon turistik të mbarë e të pastër.
Procesi i pastrimit në territor kryhet nga bashkitë, por nisur nga flukset e shtuara turistike prej tre vitesh tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur të mbështesë njësitë vendore gjatë muajve të fluksit.
Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në Shqipëri.
/ rtsh.al /