Forcimi i drejtuesve të së ardhmes në Ballkanin Perëndimor

Në kuadër të projektit “WeLead”, një skemë e BE për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor, një grup të rinjsh shqiptarë punonjës civile do të trajnohen në Qendrën e Ekselencës për Financat (CEF) në Ljubljana, Slloveni.
Lajmin e jep në rrjetet sociale Milva Ekonomi Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve. Sipas saj “Kjo skemë synon përmirësimin e njohurive dhe përvojës në procesin e anëtarësimit në BE të gjeneratës së ardhshme të administratorëve publikë dhe politikëbërësve në Ballkanin Perëndimor, si dhe funksionimin e një rrjeti më të fortë profesional midis zyrtarëve të rinj publikë dhe administratave respektive”.
Projekti “WeLead” u dedikohet punonjësve të rinj të sektorit publik të cilët janë të angazhuar në fushat kyce të anëtarësimit në BE dhe reformën e administratës publike.
/ rtsh.al /