Punësimi, PNUD në ndihmë të mbi 300 familjeve të rikthyera

PNUD në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në kuadër të Projektit të financuar nga BE-ja “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv social-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor” po punojnë për ri-integrimin e të rikthyerve nga emigracioni.
Zonat e përzgjedhura janë Fieri, Berati dhe Devolli, të cilët kanë një nivel të lartë emigracioni, por edhe kthimesh.
PNUD ka kontraktuar 13 organizata të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve të integruara të punësimit.
Ato shpresohet të sjellin inovacion, aftësim dhe formim profesional, krijojnë biznese dhe hapin vende të reja pune për mbi 300 familje të rikthyera nga emigracioni.
Në në vitet e tranzicionit postkomunist për shumë familje shqiptare, emigrimi po bëhet një realitet gjithnjë e më i pranishëm.
Po edhe rikthimi i tyre në Shqipëri është kthyer në alternativë.
Statistikat raportojnë se rreth 250,000 shqiptarë janë kthyer nga jashtë vendit qysh prej vitit 2000.
Ekspertët vlerësojnë se të rikthyerit sjellin zhvillim në Shqipëri. Bëhet fjalë për njohuri dhe dije të reja, inovacion dhe teknologji, hapje biznesesh të rinj dhe krijim vendesh të reja pune, sjellje remitancash dhe investime, shtim të kontakteve me jashtë, etj.
/ rtsh. al /