Maturantët e “Partizanit” diplomohen në shkollën e re, Veliaj: Premtim i mbajtur

Maturantët e gjimnazit “Partizani” në Tiranë kryen ceremoninë e diplomimit në shkollën e tyre të re, e cila është ringritur me më shumë hapësira të standardeve bashkëkohore.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili tha se një ambjent më i mirë, ndikon edhe në ecurinë në mësime.
“Një shkollë më e mirë, më e re, më e madhe dhe më e bukur, sigurisht që ndihmon, por fakti që ‘Partizani’ edhe me shkollën e vjetër, edhe me kushtet e vështira e sfiduese, ishte një histori suksesi për Tiranën tonë, është e gjitha meritë e stafit pedagogjik, e atyre që investuan në dije, pavarësisht kushteve. Sot me kushtet e reja, edhe steka ngrihet më lart,” tha Veliaj.
Vitin e kaluar, gjimnazistët e shkollës Partizani e zhvilluan mesimin ne shkolla të tjera, në turnin e dytë, por nga shtatori ata do të rikthehen në shkollën e tyre, tashmë me hapësira të reja.
/rtsh.al/