E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcimi i rolit të fermerëve në zinxhirët e vlerës ushqimore

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Konferenca Kombëtare që zhvilloi punimet sot në Tiranë, vuri theksin në forcimin e rolit të fermerëve në zinxhirët e vlerës ushqimore, sa i takon standardeve të sigurisë dhe cilësisë.

Takimi bëri bashkë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fermerë dhe aktorë të ndryshëm, të sektorët të bimëve aromatike mjekësore dhe të qumështit.

Konferenca Kombëtare kishte në fokus shkëmbimin e eksperiencave dhe përcjelljen e zërit të fermerëve të vegjël, shoqatave rurale dhe aktorëve të tjerë të interesit në identifikimin e sfidave me të cilat ata përballen.

Rezultatet e gjeneruara nga ky takim, do t’i shërbejnë procesit të hartimit të rekomandimeve dhe propozimit të alternativave për zgjidhje përmes politikave ku synohet  forcimi i pozicionit të fermerëve, për të ndërtuar ura lidhëse midis komuniteteve rurale dhe qeverisjes për të siguruar që politikat reflektojnë nevojat reale në realitetet lokale. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›