E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bevis Shehaj

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) riktheu sot në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative Vlorë, Bevis Shehaj.

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të bërë nga gjyqtari Shehaj në shtator të viti 2022.

Komisioni i Pavarur i Apelimit me shumicë votash vendosi prishjen e vendimit të vitit 2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bevis Shehaj dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtari Bevis Shehaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në qershor të vitit 2022.

Bevis Shehaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën Administrative të Vlorës. /j.p/.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›