E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcimi i sistemit të sigurisë ushqimore, Gjylameti pret misionin lituanez të EU4FS

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, priti në një takim pune një mision lituanez me përfaqësues Vaidotas Kiudulas.

Gjylameti tha se, qëllimi i takimit ishte forcimi i sistemit të vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve ushqimore me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian.

Gjatë takimit u shkëmbye eksperienca lituaneze mbi procesin e ndjekur dhe hapat e ndërmarrë në metodologjinë e vlerësimit dhe kategorizimit, duke përfshirë përdorimin e listave të standardizuara të kontrollit dhe zbatimin e procedurave të unifikuara të inspektimit.

Gjithashtu u theksua rëndësia e ndërtimit të një sistemi efektiv në nivel kombëtar, që përfshin mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave, si bazë për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›