Forcohen raportet Rusi-Iran

Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se presidenti, Mahmud Ahmadinexhad, dhe kolegu i tij rus, Dimitri Medvedev, gjatë një bisede telefonike, kanë rënë dakort për forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve të tyre.
Kjo bisedë u bë pasi Rusia i bëri ftesë Iranit për të vizituar dy kapacitete atomike në Iran. Ftesa i ishte dërguar një grup diplomatësh të jashtëm në fund të javës që shkoi.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se Ahmadinexhadi ka thënë se Teherani dhe Moska duhet gjithmonë të jenë “miq dhe kolegë”.
Në faqen e tij në Internet, konstatime të tilla ka bërë edhe presidenti Medvedev dhe ka shtuar se të dy aleatët, mund ta shtojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë, të karburanteve, të trasportit, e të tjera.