Topi: Politika duhet ti japë fund konflikteve

Politika duhet ti japë fund konflikteve dhe të rikthej dimensionin demokratik parlamentar. Presidenti i Shqipërisë e bëri këtë apel gjatë vizitës së zhvilluar në qytetin e Tepelenës. Presidenti Topi i kërkoi institucioneve që të rivendosin sa më shpejt korrektësinë dhe detyrimin që i dikton Kushtetuta dhe i dikton ligji.
Lidhur me çështjen e videos ku akuzohet Ilir Meta për afera korruptive, Presidenti i Shqipërisë përsëriti se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre.