E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia akuzon Rusinë për aksidentin e 10 prillit

Kontrollorët rusë të trafikut ajror kanë keq orientuar aeroplanin presidencial polak, që u rrëzua në 10 prill të 2010-ës. Në atë aksident humbi jetën presidenti polak me bashkëshorten dhe 95 zyrtarë të lartë të Polonisë.

Zyrtarët polakë kanë bërë publike një regjistrim të kontrollorëve rusë, të cilët kane deklaruar se dështuan për ta informuar aeroplanin polak pasi ishte jashtë trajektores.

Hetuesit rusë në raportin e tyre shkruajnë se ekuipazi i aeroplanit presidencial polak ishte nën presionin e zyrtarëve më të lartë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›