Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua sot me 0,43 lekë dhe këmbehet me 87,80 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën 99,63 lekë, ose 0,12 lekë më shumë se ditën e hënë.
Monedha britanike u mbiçmua me 1,16 lekë dhe këmbehet me 116,26 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 107,73 lekë, ose 0,87 lekë më shume se ditën e henë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollari amerikan | USD | 87.80 | +0.43 | |
| Euro | EUR | 99.63 | +0.12 | |
| Poundi britanik | GBP | 116.26 | +1.16 | |
| Franga zvicerane | CHF | 107.73 | +0.87 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 61.49 | +0.40 | |
| Dollari australian | AUD | 55.74 | +0.46 | |
| Dollari kanadez | CAD | 63.35 | +0.24 | |
| Korona suedeze | SEK | 9.02 | -0.02 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.32 | +0.04 | |
| Korona daneze | DKK | 13.35 | +0.02 | |
| SDR | SDR | 118.95 | +0.81 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 283037.35 | +1,492.77 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2833.77 | +16.80 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 12.00 | +0.04 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 11.99 | +0.04 | |
| Lira turke | TRY | 2.31 | +0.01 | |
/a.f//r.e/