E Martë, 3 Nëntor 2026

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hapur sot zyra e posaçme ku do të vendosen punonjës të SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve për hetimin e krimit zgjedhor.

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin institucional për hetimin e krimeve zgjedhore dhe garantimin e integritetit të procesit zgjedhor të 11 majit.

Përmes kësaj strukture të përbashkët, organet e drejtësisë pritet të jenë më pranë dhe më të shpejta në trajtimin e çdo shkeljeje që mund të ndodhë gjatë fushatës apo ditës së votimit.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›