E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,38 lekë dhe këmbehet me 94,39 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 98,28 lekëve, ose 0,07 lekë më shumë se të mërkurën.

Monedha britanike u mbiçmua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 116,33 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 104,15 lekë, ose 0,05 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 94.39 +0.38
Euro EUR 98.28 +0.07
Poundi Britanik GBP 116.33 +0.04
Franga Zvicerane CHF 104.15 +0.05
Jeni Japonez (100) JPY 60.39 +0.01
Dollari Australian AUD 59.15 +0.02
Dollari Kanadez CAD 65.60 -0.11
Korona Suedeze SEK 8.57 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.36 0.00
Korona Daneze DKK 13.18 +0.01
SDR SDR 123.30 +0.98
Ari (OZ 1) XAU 259623.47 -116.76
Argjendi (OZ 1) XAG 2885.83 -22.44
Juani Kinez (onshore) CNY 12.95 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.95 +0.01
Lira Turke TRY 2.65 0.00

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›