Ura bashkëpunimi për promovimin e Shqipërisë si destinacion tërheqës për investime

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro, si dhe presidentja e “Association of Business Service Leaders” Arjodita Mustali, nënshkruan sot, në Tiranë, një memorandum mirëkuptimi.
Ky memorandum synon përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, organizimin e aktiviteteve edukuese dhe tryezave të përbashkëta për sfidat dhe mundësitë në sector, promovimin e bashkëpunimit mes aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, si dhe ndërgjegjësimin mbi potencialin e sektorit të shërbimeve të biznesit.
“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, AIDA dhe ABSL Albania angazhohen për të mbështetur zhvillimin e sektorëve strategjikë si BPO, ITO, SSC dhe R&D, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe promovuar Shqipërinë si një destinacion tërheqës për investime. Bashkëpunojmë për një të ardhme të qëndrueshme dhe inovative”, u shpreh Saro. /j.p/
1 nga 5