E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcohet dollari me 0,22 lekë, euroja humb terren

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan vijoi të forcojë pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 82,43 lekë ose 0,22 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,03 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 93,66 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 109,54 lekë, ose 0,05 lekë më pak se ditën e martë  dhe franga zvicerane zbriti me 0,32 lekë duke u këmbyer sot me 100,56 lekë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.43 +0.22
Euro EUR 93.66 -0.03
Poundi Britanik GBP 109.54 -0.05
Franga Zvicerane CHF 100.56 -0.32
Jeni Japonez (100) JPY 50.31 +0.04
Dollari Australian AUD 57.45 -0.11
Dollari Kanadez CAD 58.42 +0.12
Korona Suedeze SEK 8.47 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.50 -0.01
Korona Daneze DKK 12.53 -0.01
SDR SDR 111.81 +0.35
Ari(OZ 1) XAU 332781.45 -3,729.57
Argjend(OZ 1) XAG 4733.96 -136.32
Juani Kinez (onshore) CNY 12.18 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 12.18 +0.03
Lira Turke TRY 1.74 0.00

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›