E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis asfaltimi i aksit Potom–Backë–Qafa e Martës, Rama: Investim strategjik që forcon ekonominë lokale

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Rruga Potom – Backë – Qafa e Martës konsiderohet një investim strategjik që lidh Skraparin me Korçën, duke afruar dy qarqe përmes një infrastrukture moderne.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet që po kryhen për asfaltimin e kësaj rruge, ndërsa theksoi se “ky investim do të lehtësojë lëvizjen, si dhe do të ulë kostot e transportit”.

“Investimi do të forcojë ekonominë lokale, do të krijojë më shumë mundësi për fermerët dhe sipërmarrësit, si dhe do të hapë një perspektivë të re për zhvillimin e turizmit në një nga zonat me potencialin më të madh natyror të vendit”, u shpreh Rama.

Aksi Potom–Backë–Qafa e Martës ndodhet në zonën e Skraparit dhe shtrihet drejt kufirit me zonën e Korçës, duke kaluar në një terren malor pranë Ostrovicës.

Zona ka një rëndësi të veçantë për turizmin malor dhe natyror, për shkak të afërsisë me masivin e Ostrovicës dhe peizazhit malor.

1 nga 11

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›