Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të enjten, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.07 pikë dhe këmbehet me 88.89 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.02 pikë dhe këmbehet me 99.23 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.27 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.21 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104.82 lekë, ose 0.19 lekë më pak se ditën e enjte.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 88.89 | +0.07 | |
| Euro | EUR | 99.23 | -0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.21 | +0.27 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.82 | -0.19 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 61.86 | -0.34 | |
| Dollari Australian | AUD | 60.52 | -0.20 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 65.52 | -0.10 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.73 | -0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.47 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.30 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 120.27 | +0.27 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 231780.68 | +1,542.36 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2773.87 | +1.80 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.60 | +0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.61 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 2.61 | 0.00 | |
/a.f/