E Enjte, 5 Nëntor 2026

INSTAT: 53.1% më shumë vizitorë jorezidentë në korrik, numri më i lartë në zonat bregdetare

TIRANË, 20 shtator /ATSH/- Numri i vizitorëve regjistroi rritje 35,9 % në korrik të këtij viti, në krahasim me korrik 2023.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë gjithashtu se është rritur numri i vizitorëve rezident me 8,9%; dhe numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 53,1%.

Ndërkohë është rritur edhe numri i netë qëndrimeve me 16,1%, në krahasim me Korrik 2023. Numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 6,2%; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 21,3%.

Sipas INSTAT, numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 74,1%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 57,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 57,1%.

Në muajin Korrik 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: në “Rajonin Qendër“ 38,3%; në “Zonat Bregdetare” 73,1%; në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 93,0%. Gjatë muajit Korrik 2024, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 16,1%, në krahasim me muajin Korrik 2023.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 24,4%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 21,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 22,5%.

Në muajin Korrik 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar në “Rajonin e Jugut“ 39,3%; në “Zonat Bregdetare” 81,9%; në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 92,4%.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›