E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të martën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.23 pikë dhe këmbehet me 89.86 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.01 pikë dhe këmbehet me 100.13 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.24 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.89 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 106.71 lekë, ose 0.81 lekë më shumë se ditën e martë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 89.86 +0.23
Euro EUR 100.13 -0.01
Poundi Britanik GBP 118.89 +0.24
Franga Zvicerane CHF 106.71 +0.81
Jeni Japonez (100) JPY 62.33 +0.44
Dollari Australian AUD 61.04 +0.25
Dollari Kanadez CAD 66.77 +0.21
Korona Suedeze SEK 8.83 +0.04
Korona Norvegjeze NOK 8.55 +0.03
Korona Daneze DKK 13.42 0.00
SDR SDR 121.26 +1.51
Ari(OZ 1) XAU 225605.21 +589.09
Argjend(OZ 1) XAG 2659.82 -22.48
Juani Kinez (onshore) CNY 12.61 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 12.61 +0.04
Lira Turke TRY 2.64 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›