E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të mërkurën, ndërsa euroja shënoi rënie.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.05 pikë dhe këmbehet me 90.63 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.07 pikë dhe këmbehet me 99.79 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u ngjit me 0.10 lekë duke u kuotuar në vlerën 116.50 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104.62 lekë, ose 0.39 lekë më pak se ditën e mërkurë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 90.63 +0.05
Euro EUR 99.79 -0.07
Poundi Britanik GBP 116.50 +0.10
Franga Zvicerane CHF 104.62 -0.39
Jeni Japonez (100) JPY 61.48 -0.11
Dollari Australian AUD 60.02 -0.10
Dollari Kanadez CAD 66.13 +0.01
Korona Suedeze SEK 8.66 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 8.49 0.00
Korona Daneze DKK 13.37 -0.01
SDR SDR 121.09 +0.07
Ari(OZ 1) XAU 222580.75 -1,446.24
Argjend(OZ 1) XAG 2543.55 +14.56
Juani Kinez (onshore) CNY 12.66 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 12.66 -0.02
Lira Turke TRY 2.69 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›