E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcohet dollari në tregun valutor, bie euroja

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie, për të tretën ditë me radhë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 90,33 lekë ose 0,11 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0,18 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 99,25 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 117,22 lekë, ose 1,59 lekë më pak se ditën e enjte dhe franga zvicerane u forcua në këmbim me lekun me 1,29 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me 105,71 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 90.33 +0.11
Euroja EUR 99.25 -0.18
Poundi britanik GBP 117.22 -1.59
Franga zvicerane CHF 105.71 +1.29
Jeni Japonez (100) JPY 61.70 +0.13
Dollari australian AUD 56.05 -1.16
Dollari kanadez CAD 63.81 +0.08
Korona suedeze SEK 9.09 -0.22
Korona norvegjeze NOK 8.58 -0.19
Korona daneze DKK 13.30 -0.04
SDR SDR 121.01 +1.26
Ari (OZ 1) XAU 279053.76 -3,060.57
Argjendi (OZ 1) XAG 2829.58 -132.69
Juani kinez (onshore) CNY 12.41 +0.05
Juani kinez (offshore) CNH 12.44 +0.10
Lira turke TRY 2.38 0.00

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›