E Martë, 3 Nëntor 2026

Diskutime për fluturime direkte me Slloveninë

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Drejtori Ekzekutiv i Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), Maksim Et’hemaj, priti në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë Jakob Štunf.

Et’hemaj tha se diskutimet gjatë takimit u fokusuan në mundësinë e fluturimeve direkte midis dy vendeve.

Gjithashtu, theksoi ai, “diskutuam për transferimin e njohurive, veçanërisht në mirëmbajtjen e avionëve si dhe përdorimin e burimeve në dispozicion, në varësi të nevojave dhe zhvillimit të profesionistëve të Aviacionit Civil, eksplorimin e potencialeve në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit, si dhe aplikimin e tyre në aviacionin civil”.

1 nga 3

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›